Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku, ka pritur sot në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e të dhënave personale, që njëherësh është edhe zëvendëskryetar i Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), Zdravko Vukić, i cili u shoqërua nga bashkëpunëtorët e tij dhe zëvendësambasadori i Kroacisë në Kosovë, Nedjeljko Špilek.
Gjatë këtij takim u diskutua rreth rritjes së bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, transmeton Arbresh.info.
Kryeparlamentari Konjufca vlerësoi se ky bashkëpunim sjell përvojën kroate në vendin tonë duke i shërbyer Kosovës në rritje të kapaciteteve të saj, në një drejtim që thellon edhe më tutje raportet ndërinstitucionale mes vendeve tona dhe përbën kontribut në synimin tonë të harmonizimit me standardet evropiane të mbrojtjes së të dhënave.

“Kryetari Konjufca e falënderoi z. Vukić për mbështetjen dhe angazhimin e tij në drejtim të këtij bashkëpunimi, por edhe për kontributin në anëtarësimin me statusin e vëzhguesit të Agjencisë së Kosovës për Informim dhe Privatësi në organin e pavarur të Bashkimit Evropian të mbrojtjes së të dhënave (EDPB), ku Kosova dhe kjo agjenci përfiton nga kapacitetet që ofron ky mekanizëm deri në përmbushje të plotë të standardeve evropiane. Kosova ka përmbushur obligimet ndërkombëtare për të harmonizuar rregullativën e saj ligjore për mbrojtjen e të dhënave me ato të BE-së dhe puna e institucioneve tona do të vijojë”, thuhet në njoftim.
Komisioneri kroat i mbrojtjes së të dhënave dhe zëvendëskryetari i EDPB-së, Zdravko Vukić e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe shprehu mbështetjen e tij për Kosovën në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm në këtë fushë, e po ashtu u pajtua për nevojën e rritjes së bashkëpunimit midis institucioneve të vendeve tona përmes shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës./Arbresh.info
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...