Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marr pjesë në shënimin e 80-vjetorit të bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se Biblioteka Kombëtare është një monument i fjalës së shkruar, transmeton Arbresh.info.
“Rastësitë gjithsaherë janë të bukura, por kjo e sotmja që na ndërthuri me pasionin për librin dhe dijen ishte edhe më e veçantë. Pas Shtimes ku përuruam Bibliotekën e re të Qytetit, në Prishtinë shënuam 80-vjetorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani””, tha Kurti.
“Një udhëtim i gjatë në kohë, mes sfidash për ta ruajtur dijen dhe kujtesën tonë kolektive e historike, për atë që ka qenë dhe mbetet e nuk harrohet, dhe atë që e krijojmë gjersa kultivojmë frytet e saj në të tashmen e për të ardhmen”, shkroi kreu i ekzekutivit kosovar.
“Biblioteka Kombëtare e Kosovës është një monument i fjalës së shkruar. Në këto mure jetojnë idetë, zërat dhe ëndrrat e brezave që kanë ndërtuar identitetin tonë si popull. Andaj, teksa festojmë këtë përvjetor, le të përkushtohemi që të vazhdojmë ta forcojmë rolin e saj si një shtëpi të dijes dhe një dritë udhëheqëse për të ardhmen”, u shpreh Kurti./Arbresh.info
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...
Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...
Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV...
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...