Marrëveshja e koalicionit qeverisës, PDK-LDK-Lista Serbe dukej se ka ardhur në pikën e fundit përderisa ajo do të duhej të zbatohej ashtu siç edhe ishin marrë vesh.
Në bazë të kësaj marrëveshje që ishte nënshkruar në vitin 2014 president i Kosovës pas përfundimit të mandatit të presidentes aktuale, vendin e saj duhet ta zë Hashim Thaçi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ndërkohë që Isa Mustafës iu dha posti i kryeministrit.
Derisa Mustafa dhe Thaçi këtë punë e quajnë të kryer sipas marrëveshjes, ka disa nga deputetët e LDK-së që udhëheq Mustafa kanë deklaruar se do të provojnë ta pamundësojnë zgjedhjen e Thaçit president.
Ata vlerësojnë se Thaçi nuk është një figurë unifikuese, por përçarëse.
Ndërsa monitorues të punës së Kuvendit konsiderojnë se zgjedhja e presidentit në këso kushte vetëm sa do të thellonte krizën në vend.
Përveç disa deputetëve të LDK-së, zgjedhjen e Thaçit për president të Kosovës e kundërshtojnë edhe partitë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma.
Derisa Mustafa dhe Thaçi përsërisin se koalicioni qeverisës është i bashkuar në vendimet që do të marrin lidhur me këtë çështje, është deputetja Vjosa Osmani thotë se do të kundërshtojë zgjedhjen e Thaçit president./Arbresh.info
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...