Sulmuesi kosovar Astrit Selmani, po vazhdon me paraqitjet e mira në futbollin elitar rumun.
Selmani në 15 ndeshjet e luajtura këtë edicion i ka realizuar deri më tani tetë gola, teksa i ka bërë edhe katër asistime.
27 vjeçari e realizoi edhe golin e vetëm duke ia siguruar fitoren skuadrës së tij Dinamo Bukureshtit, kundër Petrolulit në kuadër të javës së 17-të.
Ai realizoi në minutin e 31-të duke ia siguruar ekipit të tij pikët e plota nga kjo sfidë.
Astrit Selmani ishte në listën rezervë të kombëtarës së Kosovës për ndeshjet e nëntorit, por nuk u ftua nga trajneri Franco Foda, për t’u bërë pjesë e grumbullimit.
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...