
Liverpool's Mohamed Salah celebrates after scoring his side's second goal during the English Premier League soccer match between Liverpool and Brentford at Anfield Stadium, Liverpool, England, Sunday, Aug. 25, 2024. (AP Photo/Rui Vieira)
Liverpooli mori një fitore tejet të vështirë me rezultat 3-2 pasditen e së dielës në udhëtim ndaj Southamptonit për t’u konfirmuar si lider i Ligës Premier.
Një prej më meritorëve për këtë sukses të tyre është padyshim Mohamed Salah i cili në këtë takim ishte autor i dy golave të shënuar.
Përveç tri pikëve të fituara, këta dy gola të shënuar ishin të rëndësisë së veçantë për egjiptianin, pasi ai iu bashkua dy legjendave Ian Rush dhe Roger Hunt në një rekord të veçantë.
Salah tashmë ka kapur shifrën e 100 golave për Liverpoolin në ndeshjet si mysafir në të gjitha garat, duke e çuar në 223 totalin e golave të shënuar në vetëm 367 ndeshje të luajtura.
Për krahasim, Ian Rush mban rekordin e klubit me 161 gola të shënuar si mysafir, teksa Roger Hunt ka 112 sosh.
Përndryshe, në 12 ndeshje të luajtura këtë sezon në Ligën Premier, Salah ka realizuar 10 gola teksa ka gjashtë asistime.
Me statistika të mira ai është paraqitur edhe në Ligën e Kampionëve, aty ku në katër xhiro ka arritur të shënojë një gol dhe të asistojë në katër të tjerë./Telegrafi/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...