Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak.
Kështu ka njoftuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po marrin pjesë në Forumin
Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, përcjell Arbresh.info.
“Një lajm i mrekullueshëm sot nga Halifaxi: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak. Së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, takuam ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, i cili na dha lajmin e mirë rreth këtij Programi, pas kërkesës që ia kam bërë ish-Ministres së mbrojtjes gjatë vizitës sime të mëparshme në Kanada”, ka shkruar Osmani në Facebook.
“Kosova dhe Kanadaja – një partneritet në rritje në dobi të qytetarëve, paqes dhe sigurisë!”, tha Osmani./Arbresh.info
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...