Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe do ta përfaqësojë Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.
Zyra e Presidentes ka njoftur se në këtë Forum, Osmani do ta ketë një adresim në panelin e nivelit të lartë me temë “Epoka e optimizmit – tani varet nga ne”.
Në agjendën e presidentes Osmani gjatë vizitës në Halifax do të jenë edhe një sërë takimesh bilaterale me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve të tjera si dhe do ta ketë edhe një ligjëratë para studentëve dhe një takim me përfaqësues të mërgatës në Halifax.
Ndryshe, Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax është ngjarje vjetore, e cila mbledh vendimmarrësit në kërkim të zgjidhjeve që kanë të bëjnë me sferën e sigurisë globale/Arbresh.info/
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...