Në adresimin e saj vjetor, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur edhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.
Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e para e shtetit tha se dialogu ka qenë i trajtuar padrejtësisht ndaj Kosovës dhe komplet i pabalancuar.
“Dialogu me Serbinë i udhëhequr nga BE-ja, fatkeqësisht ka qenë komplet i pabalancuar me një trajtim të padrejtë ndaj Kosovës dhe një akomodim të vazhdueshëm të Serbisë. Fakti që në tavolinën e dialogut sot, shteti që kreu agresion ndaj Kosovës nuk është nën masa, kurse viktima e këtij agresioni, Kosova, është nën masa, është dëshmia më e qartë e kësaj. Prandaj, është e domosdoshme që të ketë reflektim rreth kësaj qasjeje, nga të gjithë ata që vërtetë duan paqe e stabilitet afatgjatë në rajonin tonë. Por, kjo nuk do të thotë se edhe ne nuk duhet të vetë-reflektojmë për rrugën e deritanishme dhe si mund të bëhen gjërat më mirë”, tha Osmani./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Osmani flet për shqetësimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut rreth Marrëveshjes së Ohrit
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës