Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka njoftuar se përshkak të kushteve atmosferike erërave të forta, të shoqëruara me shi e borë, disa dalje janë jashtë funksionit.
Sipas KEDS-it, rajonet më të prekura janë Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Ferizaj e Peja, shkruan Arbresh.info
KEDS, bën të ditur se ekipet ndodhen në terren dhe janë duke punuar për rikthimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë,
Për shkak të kushteve atmosferike-erërave të forta, të shoqëruara me shi e borë, që përfshinë vendin tonë gjatë natës së kaluar, disa Dalje janë jashtë funksionit.
Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Ferizaj e Peja janë rajonet më të prekura.
Derisa në shumicën e këtyre rajoneve gjendja vazhdon të mbetet pa ndryshime të mëdha, ekipet e KEDS-it gjatë natës dhe që nga orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhen në terren dhe po punojnë vazhdimisht për rikthimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike në këto rajone, për çka kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar.
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse