Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) , Lumir Abdixhiku gjatë qëndrimit në Pejë është ndalur në Isniq të Deçanit dhe Vranoc të Pejës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se sa herë që LDK ka mbajtur veten mes njerëzve të Kosovës, ka pasur forcën e mbështetjen, shkruan Arbresh.info.
Madje ai ka shtuar se edhe devijimet eventuale në të kaluarën kanë prodhuar pasoja fatale.
“Mbrëmjen s’mund ta mbyllja pa u ndalur në Isniq të Deçanit e në Vranoc të Pejës. Aty na prisnin kryefamiljarë në dy oda të mbushura plot. Përtej ‘Turneut të Ndryshimit’ e takimeve programore, mbrëmjet mes qytetarëve tanë – pra takimet nëpër oda e ambiente familjare – mbesin jo vetëm takime origjinale, por dhe takime me qëllime primare të kthimit të LDK-së tek adresa e vet identitare, tek populli. Sa herë që LDK ka mbajtur veten mes njerëzve të Kosovës, ka pasur edhe forcën edhe mbështetjen e domosdoshme. Devijimet eventuale kanë prodhuar pasoja fatale. Rikthimi ynë këtu, mes njerëzve tanë, ka qenë qëllimi im primar tash e sa kohë. Dhe tani që jemi në origjinë, marrim gjithë mbështetjen për ndryshim”, ka thënë Abdixhiku.
Tutje, i pari i LDK-së ka thënë se e djathta po bazhdohet e mbështetje popullore po ofrohet.
“Ndryshimi po vjen”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info/
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...