Në orët e para të ditës së enjte ( pas mesnate),parashihen reshje të dendura të shiut dhe borës në gjithë vendin.
Rekomandohet që ngasësit e veturave të bartin paisjet dimërore dhe të kenë kujdes , sidomos në rrugët e viseve të larta dhe mesatare.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet – 1 deri 2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.
Ndërsa të premten do të mbajë motë kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm. Në viset e larta parashihen reshje bore, derisa edhe në disa pjesë reshjet e borës mund të përfshijnë edhe viset mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri-2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.
Vikendi parashihet me ulje të përkohshme të temperaturave dhe me ngrica./Arbresh.info/
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin