KESCO u ka bërë thirrje konsumatorëve që të përdorin energjinë elektrike me tarifat e natës, pas orës 22:00 kur çmimi është më i ulët.
Në këtë thirrje drejtuar konsumatorëve, KESCO ka treguar se për konsum deri në 800 kilovat në orë paguhet çmim më i ulët derisa mbi 800 kilovat në orë, çmimi është më i lartë, shkruan Arbresh.info.
Ata kanë dhënë edhe një shembull praktik.
“Në një rast me konsum prej 1600 kWh, duke përdorur përqindjet mesatare të shpenzimit: 67% gjatë ditës (tarifa e lartë). 33% gjatë natës (tarifa e ulët, pas orës 22:00). 800 kWh të para kushtojnë 50.57 euro. 800 kWh tjerë, pra nga 801 deri 1600 kushtojnë 87.78 euro, për shkak të tarifës më të lartë në bllokun e dytë”, kanë njoftuar ata.
Ky sistem tarifor sipas KESCO-s, synon të nxisë kursimin e energjisë dhe mbarëvajtjen e sistemit elektro-energjetik.
Ata kanë këshilluar konsumatorët që për të paguar më pak, konsumi duhet mbajtur nën 800 kilovat./Arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...