Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha është shprehur se kualiteti i jetës nuk është më i mirë se para 3-4 vitesh.
Ajo tha se cilësia e jetës, me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, siç u shpreh ajo, ka shkuar duke ka rënë poshtë,
“Ne të gjithë mund të flasim që kualiteti i jetës nuk është më i mirë se para 3-4 vitesh. Më vjen keq, unë e di që mund të ketë faktor të ndryshëm, por qeveritë janë aty për të dhënë përgjigje për dinamikat që mund të vijnë”, tha ajo në emisionin “DPT te Fidani” .
“Unë flas parimisht, cilësia e jetës tonë, me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, ka shkuar duke rënë teposhtë. Argumentet se është krizë, është lufta në Ukrainë, kanë mundur të jenë argumente të në fillim të mandatit, nuk mund të jenë argumente në fund të mandatit”, është shprehur Hoxha.
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...