Prokurori i Qarkut të Manhattanit pranoi se do të shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit për Donald Trumpin, por ata mendojnë se vendimi nuk duhet të anulohet.
Në një letër dërguar gjyqtarit Juan Merchante, zyra e prokurorit të qarkut gjithashtu pranoi se 78-vjeçari ka të ngjarë të mos dënohet “deri në fund të mandatit të ardhshëm presidencial ose pas përfundimit të tij”.
Megjithatë, prokurori thotë se dënimi i republikanit për një krim duhet të mbetet në fuqi, raporton cnn.
Ky zhvillim përfaqëson një kthesë historike dhe pa precedent për fatin ligjor dhe politik të presidentit të ri amerikan. Para një viti, Trumpi u përball me katër akuza të ndara.
Tani, ndërkohë që po përgatitet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, strategjia e avokatëve të Trumpit për të shtyrë të gjitha rastet pas zgjedhjeve të vitit 2024 ka rezultuar shumë e suksesshme.
Dy raste federale do të mbyllen së shpejti, rasti i shtetit të Georgias ka qëndruar për një kohë të gjatë në pritje dhe rasti në New York pritet të përfundojë pa një dënim.
Trumpi u shpall fajtor për falsifikimin e dokumenteve biznesore, të cilat avokati i tij i atëhershëm, Michael Cohen, i përdori për të fshehur pagesën që iu bë aktores të filmave pornografike, Stormy Daniels për të heshtur në lidhje me një aferë të supozuar me të. Trumpi e mohoi se kishte pasur një aferë me këtë grua.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...