Loredana publikoi librin e saj “Kur zemra ime u thye” dhe siç mund ta mendoni pjesë e kësaj autobiografie ishte edhe Mozzik.
Mes rreshtave, Loredana përshkruan ndarjen nga Mozzik duke e konsideruar si periudhën më të errët në jetën e saj.
Ajo ndan detaje si kurrë më parë mbi përjetimin e dhënies fund të lidhjes së dashurisë me këngëtarin, me të cilin ka edhe një vajzë, Hanën.
Loredana shkruan se humbi shumë kilogramë nga stresi i kësaj periudhe, pasi nuk e kishte menduar kurrë ndarjen nga Mozzik.
“Kam humbur shumë peshë gjatë kësaj kohe. Me gjatësinë time gati 170 centimetra, në një moment peshoja vetëm 43 kilogramë. Edhe dushi ishte një luftë. Pa Hanën ndoshta nuk do të kisha mundur ta bëja këtë. Nuk i kushtova më vëmendje vetes dhe e shkatërrova veten më shumë dita ditës,” shkruan ajo.
Po ashtu, ajo thekson në libër se ndarja ishte një vendim i vështirë për ta njoftuar në familjen e saj./anabel
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...