Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, është ndarë tejet i kënaqur me takimet që i kishte me bashkëatdhetarët në Zvicër.
Hamza tha se atje mbretëroi një atmosferë e jashtëzakonshme.
Ai theksoi se ka parë entuziazëm dhe shpresë se Kosova mundet më mirë.
“Shumë frymëzues angazhimi i diasporës sonë. Shumë emocionuese sa shumë e duan atdheun, sa janë të gatshëm të ndihmojnë për ndryshimin e gjendjes në Kosovë”, tha ai.
Kandidati i Partisë Demokratike për kryeministër i ftoj bashkëatdhetarët të punojmë bashkë që t’ia rrisim krenarinë qytetarëve dhe ta forcojmë shtetin.
“Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës. Ne dimë si të veprojmë së bashku dhe ta çojmë Kosovën përpara. Ne, gjithmonë, e bëjmë punën tonë! #MaMirë”, theksoi Bedri Hamza.
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...