Një i mitur është arrestuar të shtunën në Kaçanik pasi që dyshohet se ka kanosur një grua, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, i mituri kishte hyrë në shtëpinë e gruas dhe e kishte kanosur me thikë lidhur sepse djali i gruas ditë më parë e kishte ndjekur me shkop nga oborri i tij të miturin, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorisë, i mituri është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.
“Kaçanik/ 16.11.2024-11:00. I dyshuari i mitur mashkull/k dyshohet se kishte hyrë në shtëpinë re viktimës f/k ku kishte kanosur me një thikë lidhur me një rast sulmi të ndodhur ditë më parë me djalin e viktimës tani të dyshuarin mashkull/kosovar, pasi që i njëjti e ka ndjekur me një shkop nga oborri i tij të dyshuarin e mitur. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori dhe me vendim të tij pas intervistimit i dyshuari i mitur lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
UEFA gjobit Fenerbahcen me 10 milionë euro për mashtrim me p...
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...
Presidenti Trump zbarkon në Pekin
Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar ...
Alarm në Kaliforni/ 3 persona në spital pasi konsumuan kërpu...
Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime ...