Vendi i depozitimit të mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët sërish këtë të shtunë. Tymi ka qenë shqetësues për banorët duke hyre edhe në brendësi të banesave.
Një shqetësim që sa vjen edhe behet serioz përderisa nuk është zgjidhur si problematikë që vijon të jetë gangrenë. Në vendin e depozitimit të mbetjeve urbane të Vlorës këtë të shtunë u përfshi sërish nga flaket , duke shpërndarë edhe tym në ambient.
Banoret thonë se tymi që gjenerohet nga djegia e mbetjeve urbane te qytetit te Vlorës është kancerogjen, ndërsa prej kohesh është kthyer ne një shqetësim serioz për shëndetin tonë.
“Normale që është tymi, është e vazhdueshme kjo punë. Të paktën shteti të marrë një masë, se vdesim nuk rrihet; është kancer i gjallë; është e përditshme, e përditshme kjo punë. Është e përditshme; të gjithë i kanë marrë të vendosin një bllokim atje, mos të kalojnë më makinat; shiko çfarë bëhet; a rrihet me, jetohet me …”
Kjo është hera e trete brenda katër ditësh që vendi i grumbullimit të mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës përfshihet nga flakët. Zgjidhja e vetme e kësaj situate është hapja e landfilldit të Sherishtes, për të cilin të paktën deri më tani, veç deklarate dhe fjalëve optimiste nuk ka asnjë gjë konkrete./euronews.al/
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Krye...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali