Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara G7 konfirmuan të shtunën zotimin për të vazhduar politikën e vendosjes së masave të ashpra ndaj Rusisë, për shkak të sulmit në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, përmes sanksioneve, kontrollit të eksperteve dhe mekanizmave të tjerë. G7 u zotua për ta vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës për sa kohë të jetë e nevojshme.
“Rusia vazhdon të jetë pengesa e vetme për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhej në një deklaratë të përbashkët të bërë publike të shtunën, të miratuar në “mbështetje të Kievit, ndërsa po mbushen një mijë ditë nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës”.
Italia ka presidencën e radhës së G7, pjesë e së cilës janë edhe Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia, Franca, Gjermania dhe Britania.
“G7 konfirmon angazhimin për të vënë masa të ashpra ndaj Rusisë, përmes sanksioneve. Qëndrojmë të bashkuar përkrah Ukrainës”, thuhej në deklaratë./voa/
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...