E marta do të jetë dita më e ftohtë e kësaj jave.
Alarmin e japin meteorologët, të cilët parashikojnë një ulje të temperaturave deri në -15 gradë celsius në zonat malore, ndërsa në Tiranë deri në -4 gradë.
“Ditën e martë në zonat malore në lindje dhe në veri temperaturat minimale, pra temperaturat e mëngjesit, mund të shkojnë deri në -15 gradë celsius, ndërkohë që sot në qytetin e Kukësit u regjistrua temperatura minimale e mëngjesit -9 gradë. Nesër do të jetë minimumi më i ulët i kësaj jave. Në kryeqytet, ashtu si në të gjithë territorin, pritet një rënie prej katër gradësh. Në mëngjes temperaturat do të jenë diku -3,-4 gradë celsius”, shpjegon për “Ora News”-in Metodi Marku, meteorolog pranë Institutit të Gjeoshkencës.
Ai e sheh me shqetësim shtimin e ngricave në një pjesë të mirë të vendit si pasojë e temperaturave të ulëta, ndaj sugjeron shmangien e udhëtimeve në zonat malore: “Duke parë nivelet e ulëta të temperaturave, sidomos në pjesën lindore dhe veriore, këshillohet që drejtuesit e automjeteve të kufizojnë sa të jetë e mundur lëvizjet e tyre dhe në rast se është e pamundur, atëherë të jenë të kujdesshëm në përdorimin e zinxhirëve”.
Sipas parashikimeve, gjatë kësaj jave nuk do të ketë reshje shiu, ndërkohë që në datat 20 dhe 21 janar pritet rritje graduale e temperaturave.
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...