Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i ka bërë thirrje opozitarëve të kësaj komune që të votojnë bartjen e mjeteve nga viti 2023, me të cilin veprim sipas tij, opozita po i dëmton qytetarët.
Sipas Hysenit, disa projekte dhe subvencione nuk po mund të realizohen e kjo po ndodhë si shkak i mos miratimit të bartjes së mjeteve nga viti paraprak nga ana e kuvendit.
“Duke tentuar të më kundërshtojnë mua, ata në fakt po i dëmtojnë vetëm qytetarët”, tha Hyseni.
Kreu i gjilanasve tregoi se këto projekte janë planifikuar dhe janë në shërbim, sipas tij, të së mirës së të gjithë qytetarëve.
Andaj mbi këtë bazë, ai u ka bërë thirrje opozitës që të lënë anash inatet e ta votojnë bartjen e mjeteve nga viti 2023.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës