U bënë katër vjet nga lirimi i qytetarit amerikano-kosovar, James Berisha nga burgu i Eritresë.
Lirimin e tij e pati mundësuar Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili në atë kohë ishte zv. Kryeministër i parë i Kosovës, i cili u nis nga Prishtina nëpër Khartum të Sudanit, për të arritur në Asmara të Eritresë, ku prej shumë kohë mbahej i burgosur shtetasi ynë dhe i shtetit mik, SHBA-ve, James Berisha.
Ai përmes një postimi në facebook kujton atë ditë duke thënë se atë ditë isha i ndihmuar vetëm nga Perëndia./Arbresh.info
Postimi i plotë:
“Sot u mbushën katër vite nga lirimi i qytetarit amerikano-kosovar nga burgu i Eritresë.
Mbaj mend se si sot katër vite më parë, kur udhëtova drejt Eritresë, në një vend të panjohur për shumë, një vend shumë të rrezikshëm, madje edhe sot ka mbetur i tillë. Unë atë ditë u nisa nga Prishtina, nëpër Khartum të Sudanit, dhe aterrova në Asmara të Eritresë, ku prej shumë kohë mbahej i burgosur shtetasi ynë dhe i shtetit mik, SHBA-ve, James Berisha (si ai e quante veten). Unë atë ditë kisha vetëm një qëllim, lirimin e James Berishës, që shumë lehtë do të ishte harruar përgjithmonë.
Pa marrë parasysh se në atë kohë unë isha zv. Kryeministër i Parë i Kosovës, nuk munda me i mbyll sytë dhe me mbet indiferent (edhe pse jashtë çdo norme) ndaj këtij rasti. Sot është vështirë për mua të imagjinohet ajo çka ndodhi atë ditë.
E di se isha i ndihmuar vetëm nga Perendia. Këtë veprim e bëra me shumë vullnet e me shpirt. Unë rrezikova shumë, pa leje aterrimi (me një aterrim emergjent të simuluar nga pilotët e mi), pa vizë hyrëse në Eritrea, në orët e hershme të datës 18 Janar 2012 aterrova në Aeroportin fantazmë të Asmarës.
Aty nuk lashë “gur pa rrotulluar” derisa në orët e vona të së njëjtës ditë, e nxora Jamesin nga Burgu famëkeq dhe e solla në Kosovë. Jamesit, për kohën sa ishte i mbyllur, askush nuk ia kishte hapur derën e qelisë së tij në atë burg, madje as prokurori e as gjyqtari.”
Liga e Kampionëve sjell nëntë përballje, sot luhen ndeshje v...
Presidentja Osmani ftohet nga Presidenti Trump që ta përfaqë...
Reshje shiu dhe dëbore, situata në akset rrugore/ ARRSH: Në ...
Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes...
“Liria ka emër” mban konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj