Prodhuesi amerikan i veturave elektrike, Tesla ka tërhequr nga tregu 2431 kopje të modelit Cybertruck për shkak të një defekti.
Kështu ka bërë të ditur Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA (NHTSA), e cila ka jap edhe disa detaje.
Automjetet Cybertruck të prodhuara midis 6 nëntorit 2023 dhe 30 korrikut 2024 u tërhoqën nga tregu për të riparuar një defekt në inverter, thuhet në njoftimin e tyre.
Kjo është hera e gjashtë që Tesla tërheq automjete këtë vit.
Në tetor, Tesla njoftoi se do të tërhiqte më shumë se 27 mijë automjete Cybertruck në SHBA për shkak të problemeve me kamerën e pasme. /Telegrafi/
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri