Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, mirëpriti në takim Zëvendës shefen e misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati.
Bislimi shprehu mirënjohjen për partneritetin dhe aleancën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Arbresh.info.
Përgjatë bashkëbisedimit, ai trajtoi angazhimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe avancimin përpara në këtë rrugëtim.
Më tej, u diskutua dhe rreth situatës së sigurisë, procesin e dialogut, bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit, në kuadër të të cilave zëvendëskryeministri Bislimi nënvizoi konstruktivitetin e Republikës së Kosovës në secilin proces./Arbresh.info

OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell