Me ftesë të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, drejtuesit e sistemit gjyqësor, sistemit prokurorial si dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë nga Zyra e BE-së, Ambasada amerikane në Kosovë, Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja, kanë marrë pjesë në takimin e mbajtur sot me 14 nëntor në Ministrinë e Drejtësisë.
Në takim është diskutuar për reformën në drejtësi, për veprimet e mëtutjeshme lidhur me paketën ligjore, gjashtë projektaktet normative të cilat rrjedhin nga deklarata e përbashkët e zotimeve.
Ministrja Haxhiu fillimisht falënderoi të gjithë aktërët për kontributin e tyre në finalizimin e paketës së tillë ligjore dhe gjithashtu, theksoi rëndësinë e procedimit tutje, si hap tjetër i rëndësishëm i reformës në drejtësi.
Në takim mes tjerash, gjithashtu është diskutuar për rëndësinë dhe mundësinë e konsultimit të paketës ligjore me Komisionin e Venecies, marrë parasysh edhe rekomandimet e raportit për vendin.
E tërë kjo po bëhet në mënyrë që paketa ligjore të jetë në përputhje të plotë me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...
Avokati i Thaçit kritikon ashpër Specialen: Për 5 vjet e gjy...
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...