Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha dhe zëvëndësdrejtori Fehmi Hoti, priti sot në takim Drejtorin e ri të Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda.
MBP me anë të një njoftimi për media bën të ditur se Proda duke falënderuar Sveçlën për pritjen ritheksoj gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë të Policisë së Shqipërisë me Policinë e Kosovës.
“Ministri Sveçla e uroi Drejtorin z. Proda për detyrën e tij të re dhe ofroi mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës në realizimin e synimeve të përbashkëta që garantojnë sundim të rendit dhe ligjit si dhe siguri për vendet tona dhe më gjerë”, bën të ditur njoftimi nga kjo ministri./Arbresh.info/
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...