Një person ka vdekur si pasojë e rrokullisjes me traktor në Vushtrri.
Policia bën të ditur përmes raportit se viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës Veri, por sipas mjekut kujdestar personi në fjalë ishte pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion.
“Vushtrri, 11.11.2024-11:50. Lidhur me rastin viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin e Mitrovicës Veri pasi që i njëjti dyshohet të jetë rrokullisur me traktor. Sipas mjekut kujdestar personi në fjalë ishte pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe është duke u hetuar rasti. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...