Këngëtarja me prejardhje nga Kosova Rita Ora, u shfaq tejet e emocionuar në një moment gjatë ceremonisë së MTV Music Awards, që u mbajt në Manchester të dielën.
Ajo e udhëhoqi këtë event dhe për një moment duke kujtuar mikun e saj, Liam Payne, u përlot.
Ora në fundin e ceremonisë foli për anëtarin e One Direction, me të cilin kishte bashkëpunuar në vitin 2018-të në këngën “For You” apo “Për ty”.
“Dua të ndaloj një moment, për të kujtuar një person që ishte shumë shumë i dashur për neve”, tha ajo, shkruan BBC transmeton Klankosova.tv
“E humbën rishtazi. Ai ishte një pjesë e madhe e botës së MTV-së dhe e imja. Mendoj edhe e shumicës prej juve, në shtëpitë tuaja dhe kudo këtu sonte”, theksoi ylli botëror i muzikës transmeton Klankosova.tv
Liam Payne, vdiq më 16 tetor në një hotel në Buenos Aires, në moshën 31 vjeçare.
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...
Dortmund i interesuar për sulmuesin kosovar Fisnik Asllani