Lamine Yamal ka humbur ndeshjen ndaj Real Sociedadit dhe tashmë është bërë e ditur arsyeja e mungesës së tij në këtë sfidë.
Ai ka pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen ndaj Zvezdës ditë më parë në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Arbresh.info.
Barcelona ka njoftuar se ai nuk është në dispozicion për të luajtur në këtë ndeshje.
“Lojtari i ekipit të parë Lamine Yamal, mori një goditje në ndeshjen e së mërkurës ndaj Crvena Zvezdës. Gjatë ditëve të fundit ai ka ndjekur një tretman mjekësor, por problemi nuk është larguar. Lojtari nuk është në dispozicion për të luajtur dhe rikuperimi i tij do të diktojë rikthimin e tij”, thuhet në njoftimin e Barçës.
LATEST NEWS | First team player Lamine Yamal sustained a severe right ankle contusion in last Wednesday’s game against Red Star Belgrade. Over the past few days, he has undergone treatment, but the discomfort has yet to subside. His recovery will determine his availability. pic.twitter.com/yT8Uy3pyWA
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 10, 2024
17-vjeçari është njëri nga më të mirët këtë sezon tek Barcelona duke realizuar gjashtë gola e tetë asistime në 16 ndeshjet e para në të gjitha kompeticionet./Arbresh.info
Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e marinës të Gardës Re...
Osmani përkujton masakrën e Padalishtës: Ditë e thirrjes për...
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë