Muajin e kaluar, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri është sulmuar fizikisht nga disa persona.
Muhaxheri ka falur personat që e sulmuan, dhe ndërmjetësues në këtë vendim ishte deputeti Xhavit Haliti, transmeton Arbresh.info.
Haliti me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se drejtësia do të merret me rastin ndërsa uron që sulme të tilla të mos ndodhin më.
“Burrat falin! Me ndërmjetësimin tim, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri i fali vëllezërit Lulaj për sulmin ndaj tij para disa ditësh. Ndërkohë, drejtësia do të merrët me rastin. Uroj që sulme të tilla të mos ndodhin më asnjëherë. Gaz, faleminderit!”, thuhet në postimin e Halitit.
Ndërsa avokati i Muhaxherit ka bërë të ditur se kryetari i Pejës nuk do t’i ndjek penalisht të akuzuarit./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...