Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore me rezultat 4-2 në udhëtim ndaj Angers në kuadër të javës së 11-të në Ligue 1.
Mysafirët arritën që të shënojnë dy gola për një kohë të shpejtë, që të dyja me autor Kang-In Lee.
Lee fillimisht shënoi në minutën e 17-të për rezultatin 1-0, teksa vetëm disa momente më vonë, më saktësisht në minutën e 20-të realizoi për 2-0.
PSG-ja nuk u ndal më kaq dhe gjetën edhe golin e tretë, kësaj radhe përmes Bradley Barcola (31’) i cili shënoi me lehtësi për 3-0 pas asistimit të Marco Asensios.

Po i njëjti lojtar e shënoi edhe golin e katërt për PSG-në duke realizuar me kokë për 4-0 pas asistimit të Lee.
Në pjesën e dytë kampioni në fuqi pati edhe disa raste të mira shënimi, por që nuk ia dolën të shënojnë ndonjë gol tjetër.
Vendasit në ndërkohë u ‘ngjallën’ krejt në fund të takimit duke realizuar dy gola të shpejtë përmes Esteban Lepaul (91′) për 4-1 dhe me Emmanuel Biumla (97′) për 4-2, por duke mos arritur t’i shmangen humbjes.
Pas javës së 11-të, PSG-ja vazhdon si lider me 29 pikë në elitën e futbollit francez, duke lënë pas vetes Monacon që ka 23 sosh.
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...