Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Ardea pasi u kapën në flagrancë sapo kishin vjedhur një shtëpi dhe kërcënuan policët.
Sipas mediave italiane, shqiptarë janë të moshave 42 dhe 43 vjeç, të dy me precedent penal.
Teksa po largoheshin me nxitim sapo kishin kryer vjedhje në një banesë, policia italiane i vuri re dhe i ndaloi për kontroll.
Në këtë moment, shqiptarët i kërcënuan policët me kaçavidë. Por efektivët i neutralizuan dhe i arrestuan.
Në makinën e tyre, që rezultoi të ishte gjithashtu e vjedhur Gushtin e kaluar, u gjetën shumë sende që përdoreshin prej tyre për vjedhjet e shtëpive.
Po kështu u gjetën edhe sendet që ata sapo kishin vjedhur në banesën e fundit. Të gjitha ju kthyen pronarit të ligjshëm./Tv Klan
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...