Përpjekjet e pjesëtarëve të Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste Lybeniqi, për shuarjen e zjarreve në bjeshkën e Lybeniqit të Pejës, ka vazhduar edhe sot.
Për shkak të përmasave të zjarreve dhe përkeqësimit të situatës, anëtarët e shoqatës, përmes një postimi në Facebook, kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen përpjekjeve të tyre dhe të japin ndihmën e nevojshme për të vënë flakët nën kontroll, shkruan Arbresh.info.
“Edhe sot vazhduan përpjekjet për shuarjen e zjarreve. Në ndihmë sot na kanë dal njësia e zjarrfikësve të Pejës dhe agjensia e pyjeve në krye me Muhamet Shoshin. Gjendja është e rend dhe kërkon mobilizim te madh”, njofton kjo shoqatë e Lybeniqit./Arbresh.info/
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin