Kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Lituani në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila do të luhet më 18 nëntor 2024 në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se çmimet e biletave janë dallojnë sipas tribunave.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë – Lituani, në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila zhvillohet më datë 18 nëntor 2024, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje. Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro”, ka shkruar FFK.
Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...
Renovimi i shkollës “Kolë Jakova”, Rama: Hapësir...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari dhe para...
Theret me thikë një person në Gllogoc, arrestohet i dyshuari
Nuk iu ndal policisë dhe lëndoi një zyrtar, arrestohet i dys...
Vrasje në tentativë në Prishtinë