Kanë përfunduar në kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët Publik që u bënë më 30 tetor të këtij viti në Kuvendin e Kosovës. Këto plotësim ndryshime dërguan në Gjykatën Kushtetuese Armend Zemaj e Shkëmb Manaj të LDK-së.
Pasi deponuan kundërshtimin e tyre në organin më të lartë kushtetues në vend, deputeti Armend Zemaj tha se këtë e bënë për të parandaluar, siç tha ai, kapjen e administratës publike nga pushteti aktual.
Sipas tij, politizimi jo vetëm që e dëmton administratën në tërësi, por edhe ecjen e Kosovës në rrugën evropiane.
“LDK mendon që nuk duhet lejuar të ketë një administratë tërësisht të politizuar, sidomos një administratë që është investuar shumë të jetë e pavarur e t’i ushtrojë detyrat e tyre sipas ligjeve e Kushtetutës së Kosovës. Në kuptimin e saj, të jetë vazhdimësi me performancë të mirë e jo vazhdimësi e tendencës së subjekteve politike të kemi politizim dhe dëmtim, mbi të gjitha për interesa klienteliste e me afera të mëdha korruptive siç ka ndodhur në këto katër vite të këtij pushteti”, tha para gazetarëve Zemaj.
Tutje, deputeti nga LDK-ja tha se presin nga kushtetuesja një verdikt plotësisht mbi atë siç është kundërshtimi i tyre si opozitarë.
“Besojmë dhe shpresojmë të kemi një verdikt plotësisht në atë që ne kemi kundërshtuar duke pasur për bazë që nuk janë marr për bazë vërejtjet e Këshillit të Evropës e as Komisionit të Venecias dhe kjo është për të ardhur keq se në çfarë mënyre ka insistuar dhe insiston ky pushtet të politizojë administratën në Republikën e Kosovës”, tha ai./rtk
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...