Deputetët e opozitës së Kuvendit të Shqipërisë u rikthyen këtë të enjte në seancë ku do diskutohet buxheti, ndërsa seanca nisi menjëherë me tensione.
Sipas A2 CNN, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në fjalën e tij iu drejtua kryetares së parlamentit Elisa Spiropalit, duke i thënë se duhet të japë dorëheqjen.
Bardhi tha se Spiropali është përfaqësuese e krimit të organizuar. Sipas tij, ajo dhe mazhoranca kanë penguar opozitën që të marrin pjesë në seancë plenare, pa ligj e rregullore.
“Ju duhet të jepni dorëheqje, pasi keni penguar opozitën pa ligj e rregullore, që mos marrë pjesë në seancat plenare. Kjo në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me rregulloren, iu keni vënë deputetëve të opozitës forcat speciale të policisë. Ti zonjë je përfaqësuese e krimit të organizuar, duhet të japësh dorëheqje. Duhet t’ju vijë vetëm turp”, tha Bardhi.
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar