Komunës së Gjilanit i janë shtuar edhe 51 profesionist të rinj shëndetësor.
Në një njoftim për media, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka takuar profesionistët e rinj të cilët i ka inkurajuar dhe mbështetur, përcjell Arbresh.info
“Profesionistët e rinj shëndetësorë të punësuar kohët e fundit në Gjilan, janë takuar me kryetarin e komunës Alban Hysenin, u.d të drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Hekuran Rapucën dhe me u. d të drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare Basri Kamberin. Ata janë inkurajuar dhe kanë marr mbështetje nga i pari i Gjilanit për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët”, thuhet në njoftim.
“Derisa profesionistët shëndetësor kanë marr lajmin e mirë se asnjë i diplomuar në fushën e shëndetësisë nuk do të mbetet pa punë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se 51 profesionistë të rinj shëndetësorë janë punësuar në Gjilan”, thuhet mes tjerash në njoftim.
“Kënaqësi e veçantë që sot takova disa nga profesionistët shëndetësorë, të punësuar së fundmi në qytetin tonë. Brenda këtij mandati, kemi arritur të sjellim 51 shërbyes të rinj në sektorin e shëndetësisë – një hap ky i rëndësishëm jo vetëm për Gjilanin, por për tërë Kosovën”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, shtoi se vazhdojnë të qëndrojnë të përkushtuar pas zotimit të tyre që asnjë i diplomuar në fushën e shëndetësisë të mos mbetet pa punë./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...