Kamala Harris, u ka bërë thirrje amerikanëve që të dalin të votojnë. Në disa intervista të dhënë për mediat, Harris ka dhënë mesazhin e saj të rëndësishëm për këto zgjedhje, duke nënvizuar se sot është dita ku njerëzit duhet të dalin të votojnë.
“Sot është dita e votimi dhe njerëzit duhet të dalin të jenë aktivë”, shprehet Harris.
Gjithashtu ka nënvizuar se do të ndjekë rezultatin e zgjedhjeve në Universitetin e saj.
Asaj do t’i bashkohet kandidati i saj Tim Walz në Universitetin Howard në Uashington, një shkollë ku ajo studioi shkenca politike dhe ekonomi.
Në një intervistë sot me The Big Tigger Morning Show në V-103 në Atlanta, ajo tha: “Zyra e parë për të cilën kam kandiduar ndonjëherë ishte përfaqësuesi i klasës së parë në Universitetin Howard”.
Ndërsa Pensilvania, një shtet kyç në “fushëbetejë” në zgjedhjet amerikane, është lëkundur mes dy partive, republikanëve dhe demokratëve ndër vite. /abcnews.al/
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...