Pavarësisht se gjykata italiane e ka rrëzuar marrëveshjen, një tjetër anije ushtarake italiane Libra është nisur sërish drejt Shqipërisë për të sjellë të tjerë emigrantë të jashtëligjshëm në kampin e Gjadrit.
Mediat italiane shkruajnë se disa emigrantë të shpëtuar në ujërat e Mesdheut, pasi ishin nisur nga brigjet e Libisë u ngjitën në bordin e Libras në portin Lampedusa. Anija tashmë është rrugës dhe parashikohet që në Shëngjin të mbërrijë brenda të Mërkurës. Është ende e paqartë origjina dhe numri i klandestinëve.E pasigurt është nëse ata do të arrijnë të zbresin në Shëngjin, pasi Gjykata e Katanias vendosi kundër dekretit të 21 tetorit të qeverisë Meloni që përfshiu Egjiptin në një listë me 19 vende të sigurta origjine.
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve p...
PSD mban sot aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës
Shqipëria e treta për të ardhurat për frymë në rajon, Kosova...
Sot varroset Rifat Stojkaj, drejtori i Bujqësisë në Deçan
Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrim...
E marta sjell mot dinamik, diell, reshje dhe erëra të forta