Dy persona janë arrestuar në Podujevë pasi që në veturë u janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie dhe 15 copë fishekë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, të dyshuarit nuk kishin leje posedimi për armë, shkruan Arbresh.info.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Kërpimeh, Podujevë / 03.11.2024-20:05. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në veturë e tyre, u janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie me 15-copë fishekë për të cilat të njëjtit nuk posedonin leje. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...