Fermerët e Komunës së Prizrenit janë në vlugun e punës për mbjelljet e vjeshtës.
Gani Zylfiu nga Krusha e Vogël e Prizrenit, thotë se kushtet për mbjelljen e grurit janë shumë të mira.
“Koha është jashtëzakonisht e duhur, koha e mirë që nuk mbahet mend, lagështia është e mjaftueshme, puna po bëhet me intensitet të lartë, gjysmën i kam mbjellë dje, pjesën tjetër mendoj që brenda tre katër ditëve ta mbaroj. Sa u përket subvencioneve, dje i kemi marr një pjesë, po shpresojmë se shpejt do ti marrim edhe pjesën tjetër”, tha për RTK, Gani Zylfiu, fermer në Krushën e Vogël.
Edhe në Piranë të Prizrenit fermerët nxitojnë të mbjellin, pasi kushtet klimatike po u ofrojnë atyre shumë mundësi për ta përfunduar këtë proces. Por shqetësim kryesor është rënia e numrit të bujqve.
Fara e grurit këtë vit është importuar në kohë nga vendet e rajonit dhe fermerët kanë marrë këshillat e duhura nga agronomët, thotë drejtori i Bujqësisë, Bexhat Bytyqi.
“Për farë të grurit këtë vit dhe për mbjelljet do të mbajmë trajnimet në pranverë, i kemi planifikuar, ku do ti informojmë fermerët për paraqitjen e sëmundjeve dhe trajtimin”, tha Bexhat Bytyqi, drejtor i bujqësisë – Prizren
Sipas drejtorit të Bujqësisë, Bexhat Bytyqi, në Prizren rreth 30% e fermerëve po presin subvencionimin e shtetit për këtë kulturë.
Interesimi për mbjelljen e kësaj kulture është rritur, ndërsa në Prizren pritet të mbillen rreth 2500 hektarë grurë.
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...