Me moton “Kthema Adresën”, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të protestojnë sot në Medvegjë kundër diskriminimit dhe për të kërkuar rikthimin e adresave të pasivizuara.
“Protesta e caktuar e radhës në Medvegjë, më datën 3 nëntor 2024, me moton ‘Kthema adresën’’, është edhe kundër diskriminimit, në përdorimin e gjuhës shqipe, simbolit kombëtar, në investime e përfaqësime”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Për pjesmarrje në këtë protestë, ka bërë thirrje Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës.
“Në Medvegjë për të kërkuar drejtësi dhe për të rikthyer adresat e pasivizuara në mënyrë të padrejtë! Të mos lejojmë që qytetarët tanë të humbasin të drejtën për identitet dhe ekzistencë në vendin e tyre”, ka shkruar Sinani.
Ajo ka theksuar se kjo protestë është një thirrje kundër diskriminimit dhe në mbrojtje të së drejtës së çdo shqiptari për të jetuar me dinjitet në vendlindje./rtk
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...