Lazio ka shënuar fitore shumë të thellë të enjten mbrëma në xhiron e 10-të të Serie A.
Kryeqytetasit mposhtën Comon 5:1, në udhëtim.
Taty Castellanos dhe Pedro i shënuan dy golat e para për mysafirët.
Luca Mazzitelli e ngushtoi epërsinë në minutën e 53-të, por në minutën e 62-të, mbetën pa Matthias Braunoderin, që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Edhe Nuno Tavares i Lazios u përjashtua nga loja në minutën e 65-të.
Patric në minutën e 72-të shënoi për 3:1, ndërsa Castellanos realizoi tjetër gol për 4:1 në minutën e 81-të.
Golin e fundit në ndeshje e realizoi Loum Tchoaouna, në minutën e pestë të kohës shtesë.
Lazio në vendin e pestë ka 19 pikë, ndërsa Como në vendin e 15-të ka nëntë pikë.
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...