Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka folur për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Zoti Kurti nuk i ka rrëzuar marrëveshjet e 2013 dhe 2015. Zoti Kurti e ka hequr konstruktin e dialogut, që ka pasur një agjendë e cila i ka pasur tetë pika. Pika e fundit ka qenë njohja reciproke. Ai ka vendosur ta heqë agjendën. Ai ka thënë se çkado që ka ndodhur deri tash është gabim,. Unë tash e marr përsipër. Në takimet me të më sillte letra me 5-6 pika, reparacioni i dëmeve të luftës, të drejtat reciproke me Luginën… dhe pas një jave e sillte marrëveshjen e Ohrit”, tha Abdixhiku.
“Kjo marrëveshje ka dy elemente në preambulë dhe një element e gjysmë në tekst. Dy elementet e preambulës hiqet njohja reciproke. Kosova për herë të parë në historinë dialoguese pranon të negociojë pa u njohur me palën tjetër. Pra, normalizimi më nuk është njohja reciproke”, u shpreh më tej ai në Rubikon.
Ndër të tjera, Abdixhiku tha se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, në versionin aktual, është autonomi për serbët.
“Unë refuzoj ta quaj Asociacion. Ai është autonomi. Le t’i themi bre që është autonomi. Dhe vjen si dokument ku unë për dy vite i kam thënë (Kurtit) mos i lejo ndërmjetësuesit të shkruajnë draft-statut të Asociacionit, shkruaje vetë”, tha Abdixhiku.
Ai tha se nëse LDK-ja vjen në pushtet, do ta refuzojë këtë autonomi.
Në Gjenevë ka nisur rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë e ...
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave