Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar një raport të “New York Times” se ai ka kërkuar raketa “Tomahawk” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – si pjesë e “planit të tij të fitores” për të mposhtur Rusinë.
“Ky ishte informacion konfidencial midis Ukrainës dhe Shtëpisë së Bardhë”, u tha Zelensky gazetarëve në kryeqytetin islandez, Reykjavik.
Zelensky tha se ishte i pakënaqur që kërkesa për raketa me rreze të gjatë u zbulua në media.
“Si duhet t’i kuptojmë këto mesazhe? Pra, kjo do të thotë se mes partnerëve nuk ka asgjë konfidenciale?”, tha ai.
Pothuajse dy javë më parë, Zelensky prezantoi publikisht planin e tij për t’i dhënë fund luftës me Rusinë sipas kushteve të Ukrainës.
Plani përfshin kërkesën e Ukrainës për të marrë një ftesë në aleancën ushtarake perëndimore, NATO – dhe për të përmirësuar ushtrinë e vendit – në mënyrë që të pengojë Rusinë nga agresioni i mëtejshëm.
Por jo të gjitha detajet u zbuluan. Zelensky u takua me presidentin amerikan, Joe Biden dhe zëvendëspresidenten, Kamala Harris në Uashington në fund të shtatorit.
Raketat “Tomahawk” kanë një rreze maksimale prej 2,400 kilometrash, që do të thotë se ato teorikisht mund të arrijnë në qytetet kryesore ruse si Shën Peterburg, Moskë dhe Yekaterinburg./abcnews.al
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...