Kryeministri i përkohshëm i Libanit ka thënë se shpreson se një marrëveshje armëpushimi midis Hezbollahut dhe Izraelit do të shpallet “në orët ose ditët e ardhshme”.
Najib Mikati i bëri komentet pasi foli me të dërguarin amerikan Amos Hochstein.
Transmetuesi izraelit Kan tha se draft-marrëveshja u shkrua nga SHBA-të dhe daton më 26 tetor dhe do të shihte Izraelin të tërhiqej brenda një jave nga fillimi i armëpushimit.
Armëpushimi thuhet se do të zgjasë fillimisht 60 ditë dhe përfshin “të drejtën e Izraelit për të vepruar në vetëmbrojtje” kundër kërcënimeve të afërta.
“Po bëjmë gjithçka që mundemi dhe duhet të mbetemi optimistë se në orët apo ditët në vijim do të kemi një armëpushim”, theksoi Mikati./abcnews.al
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...