Bordi i Radio Televizionit të Kosovës mbajti sot mbledhje të jashtëzakonshme për të emëruar ushtruesin e detyrës së Drejtorit të përgjithshëm, ku, me gjashtë (6) vota për dhe një (1) votë kundër, nuk arriti të emërojë ushtruesin e detyrës së Drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.
Pas dorëheqjes së fundit të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, Adi Krasta, RTK ka mbetur pa udhëheqësin kryesor të menaxhmentit. Sipas Ligjit të RTK-së, Drejtori i përgjithshëm ndër të tjera menaxhon veprimtarinë e RTK-së, duke marrë vendime për çështjet e organizimit, financave dhe pagave sipas kritereve të përcaktuara nga Bordi i RTK-së, si dhe përfaqëson RTK-në brenda dhe jashtë vendit, etj.
“Bordi me seriozitet të lartë do të shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore dhe institucionale për të gjetur një zgjidhje që të sigurojë funksionimin menaxherial të RTK-së, në përputhje me rregullativën ligjore”, thuhet në njoftimin për media nga ky medium./Arbresh.info/
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...