Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit Albin Kurti se nga 2025 do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.
Gashi me anë të një postimi në Facebook tha se ky ndyshim për gjysmë koeficienti në pagat e sektorit publik përfaqëson më së miri modelin e qeverisjes Kurti, shkruan Arbresh.info.
“Gjithçka gjysmë, asnjë vendim i plotë, asnjë veprim i plotë, asnjë masë e plotë, asnjë reformë e plotë – asgjë e plotë.”, ka shkruar ai.
“Një qeverisje gjysmake, nga qeveritarë gjysmakë, siç është edhe ky koeficient gjysmRAak për pagat në sektorin publik.”, shtoi Gashi.
Mes të tjerash, deputeti opozitor tha se zgjedhjet po afrojnë e bashkë me të edhe ndryshimi i plotë.
“9 shkurti po afron, dhe bashkë me të do të vijë edhe ndryshimi i plotë!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...