Varrimi i Auron Myftarit, që dyshohet se u ther për vdekje mbrëmë në Prishtinë nga vëllai tjetër, Gent Myftari, do të bëhet sot në ora 12:00, në varrezat e qytetit në Arbëri.
Vëllai tjetër, Agon Myftari ka bërë të ditur se familja nuk do të hapë të pame, shkruan Arbresh.info.
“Ju njoftojmë se varrimi i Auron (Hazir) Myftarit do të bëhet nesër (29 tetor 2024) me namazin e drekës (ora 12:00), në varrezat e qytetit në Arbëri”, ka shkruar ai.
“Njëkohësisht, ju njoftojmë se për shkak të rrethanave, familja nuk do të hapë të pame. Pritja do të bëhet vetëm në varreza”, ka shkruar tutje Myftari./Arbresh.info/
Familja Myftari: Djali jonë humbi jetën në rrethana tragjike, varrimi bëhet nesër
Kurti me mesazh mbështetjeje për FFK-në dhe Kombëtaren e Kos...
FFK i del në mbrojtje Vedat Muriqit pas fyerjeve që mori nga...
Punëtorët e KEK-ut s’e morën pagën e 13-të, Sindikata: Kryem...
Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin për kamionë në rrugën ...
Abdixhiku njofton emërime kyçe në LDK dhe riorganizimin e Kr...
E ardhmja e Camavingas në pikëpyetje – shumë klube në sulm p...