Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marr pjesë në Ministerialin e BE-së për Punë të Brendshme dhe Drejtësi me shtetet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet nën organizimin e presidencës hungareze të Këshillit Evropian dhe Qeverisë së Malit të Zi.
Në këtë organizim, Sveçla ka prezantuar sukseset e Republikës së Kosovës në fushën e luftimit të të gjitha llojeve të krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore, armëve dhe narkotikëve si dhe luftimin e migrimit të parregullt, përcjell Arbresh.info.
“Falë përkushtimit të të gjitha institucioneve tona, vendi ynë sot prinë në shumë raporte ndërkombëtare në luftimin e këtyre dukurive si dhe nuk është më zonë rehatie si për grupe të ndryshme kriminale ashtu edhe për migrantë të parregullt”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.
“Duke njohur faktin se këto fenomene cënojnë sigurinë e vendit tonë, rajonit por edhe më gjerë, konfirmova përkushtimin tonë për bashkëpunim të mëtejmë me të gjitha agjencitë e BE-së në mënyrë që së bashku të garantojmë stabilitet por edhe siguri për vendet tona dhe jo vetëm”, tha tutje ministri Sveçla./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...